‘100 Ditët e Masakrës’: Përkujtohet 25 vjetori i gjenocidit në Ruanda. Si vdekja e presidentit shkaktoi 1 milion viktima

Publikuar tek: bota, më 20:37 07-04-2019 ‘100 Ditët e Masakrës’: Përkujtohet 25 vjetori i gjenocidit në Ruanda. Si vdekja e presidentit shkaktoi 1 milion viktima Ushtaret e Frontit Patriotik te Ruandes

Gjenocidi i Ruandës, i njohur edhe si genocidi kundër Tutsive, ishte një masakër masive e popullatës (fiseve) Tutsi në Ruandë gjatë Luftës Civile të Ruandës, e cila shkaktoi rreth 1 milion të vrarë. Lufta e  parë ruandeze filloi në vitin 1990 deri në 1994.

Masakra e Ruandës u drejtua nga anëtarë të qeverisë me përkatësi të fiseve Hutu gjatë periudhës 100-ditore nga 7 prilli deri në mesin e korrikut 1994 ku njihet edhe si 100 ditët e therjes. Rreth 1 milionë ruandezë u vranë, duke përbërë rreth 70% të popullsisë tutsi.

Gjenocidi dhe masakra e Ruandas përfunduan pasi Fronti Patriotik i Ruandës i armatosur dhe i udhëhequr nga Paul Kagame, mori kontrollin e kryeqytetit Kigali dhe të gjithë vendin. Rreth 2 milionë ruandez, kryesisht Hutu, u zhvendosën dhe u bënë refugjatë.

Gjenocidi u organizua nga anëtarë të elitës politike Hutu, shumë prej të cilëve kishin pozicione të larta në nivelet më të larta të qeverisë ruandeze së asaj kohe. Autorët e krimit erdhën nga ushtria e Ruandës, xhandarmëria dhe milicia, struktura të mbështetura nga qeveria. Mediat ndërkombëtare prezente në masakrën e Ruandës gjatë vitit 1994, kanë raportuar se shumica e vrasjeve në fshatrat ruandeze, bëheshin nga civilë dhe jo nga ushtarakë. 

Refugjatët Hutu hynë veçanërisht në pjesën lindore të shtetit të Zaires (tani Republika Demokratike e Kongos). Genocidarët e Hutu filluan të rigrupohen në kampet e refugjatëve përgjatë kufirit me Ruandën. Duke shpallur nevojën për të shmangur gjenocidin e mëtejshëm, qeveria e udhëhequr nga Fronti Patriotik i Ruandës bëri ekspedita ushtarake në Zaire, në Luftën e Parë (1996-1997) dhe të Dytë (1998-2003) të Kongos. Betejat e armatosura midis qeverisë së Ruandës dhe kundërshtarëve të tyre në Republikën Demokratike të Kongos kanë vazhduar herë pas here përmes betejave të milicive në rajonin e Gomës. Popullatat e mëdha ruandeze Hutu dhe Tutsi vazhdojnë të jetojnë edhe sot si refugjatë në të gjithë rajonin.

Sot, Ruanda ka dy data kombëtare që përkujtojnë genocidin. Zia kombëtare fillon me datën 7 prill (sot) në atë që quhet ‘Përkujtimi’ Kwibuka dhe përfundon me Ditën e Çlirimit të Ruandës me 4 korrik. Si rezultat i gjenocidit, Kombet e Bashkuara bashkëpunuan për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve me qëllim të ndjekjes së ekzekutorëve të gjenocidit ruandez, të krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës. /Newsbomb.al

masaker.jpg

ushtri.jpg

hutu.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013537883758545
array(1) { ["section"]=> string(123) "100-ditet-e-masakres-perkujtohet-25-vjetori-i-gjenocidit-ne-ruanda-si-vdekja-e-presidentit-shkaktoi-1-milion-viktima-159538" }