100 stjuartë në gatishmëri, zbulohet plani dhe masat e marra nga klubi i TIRANËS për derbin e kryeqytetit (PLANI DHE DETAJET)

Publikuar tek: sport, më 16:18 01-10-2019 100 stjuartë në gatishmëri, zbulohet plani dhe masat e marra nga klubi i TIRANËS për derbin e kryeqytetit (PLANI DHE DETAJET)

Derbi Tirana – Partizani (1-2) e luajtur ditën e diel ka prodhuar mjaft polemika, jo për atë që ndodhi në fushën e blertë, por për përplasjen mes tifozëve para fillimit të takimit. Veç kësaj, disa tifozë të Tiranës kishin organizuar një plan të tmerrshëm me fishekzjarre që mund të kishte pasoja vdekjeprurëse për të pranishmit në stadium.

Kjo nxiti klubin e Partizanit të reagonte menjëherë një ditë pas sfidës duke cilësuar si fajtore klubin e Tiranës për dështimin në organizimin e ndeshjes. Në fakt kjo është ajo që duket nga jashtë, ndërsa newsport.al ka hulumtuar se çfarë ka ndodhur në impiantin bardheblu ditën e derbit. Drejtuesit kryeqytetas kanë organizuar çdo gjë në detaj, madje është siguruar edhe faksimilja e planit të përgatitur nga BBS-ja (Kompania që merret me sigurinë në stadiume) ku në çdo sektor të stadiumit kanë qenë të caktuar stjuartë në proporcion me numrin e tifozëve.

Gjithçka është ndarë edhe me momente, ku shihet se para takimit të gjithë stjuartët duhet të qëndronin në hyrjet e stadiumit. Numri më i lartë i tyre ka qenë në pistë, ndërsa tek sektorët D1, D dhe E kanë qenë vendosur plot 22 forca të sigurisë. Në momentin e ndeshjes, pra pasi ka filluar takimi është urdhëruar që 50 stjuartë të zbresin përreth perimetrit të fushës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Ndërkohë jashtë stadiumit kanë qenë uniformat blu për të ndërhyrë në çdo rast rreziku. Pra, gjithçka është organizuar si në çdo lloj derbi tjetër, konform rregullave të vendosura edhe nga FSHF-ja.

Është hera e parë që publikohet diçka e tillë dhe newsport.al mëson nga burime të besueshme se kjo faksimile është dorëzuar edhe në Federatë, pikërisht për të treguar se nga ana e klubit të Tiranës gjithçka ka qenë konform rregullave. Në bashkëpunim me Shefin e Sigurisë, Naim Dani dhe drejtuesit teknik Gjovalin Dedaj është firmosur plani i hartuar për derbin e kryeqytetit. Ndërkohë më poshtë mund të shihni me detaje se si kanë qenë përqëndruar forcat e sigurisë për këtë supersfidë teksa kanë qenë plot 100 stjuartë në gatishmëri. /Newsport.al/

https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-300x180.jpg 300w, https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-768x461.jpg 768w, https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-128x77.jpg 128w, https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-32x19.jpg 32w, https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-265x160.jpg 265w, https://newsport.al/wp-content/uploads/2019/10/final22-370x223.jpg 370w" sizes="(max-width: 959px) 100vw, 959px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; vertical-align: middle; max-width: 100%; height: inherit;">
Plani i marrë për derbin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026880979537964
array(1) { ["section"]=> string(129) "100-stjuarte-ne-gatishmeri-zbulohet-plani-dhe-masat-e-marra-nga-klubi-i-tiranes-per-derbin-e-kryeqytetit-plani-dhe-detajet-180427" }