Ajo mund të jetë afro 101 vjeç por Mieko Nagaoka nuk ndalon, të paktën në pishinë – raporton CNN. Kjo fundjavë ishte e rëndësishme për të, sepse u bë personazhi i parë mbi 100 vjeç që përmbushi notin e 1500 metrave në një pishinë 25 metër të gjatë.
Nagaoka, e vetmja konkurrente në garën e grave nga 100 deri 104 vjeç e përfundoi garën për 1 orë, 15 minuta e 54 sekonda, duke vendosur kështu një rekord të ri. Pritet që ajo të hyjë në librin Guinness. “Ndihem e liruar që arrita të mbyll garën e 1500 metrave dhe do të vazhdoj ende të notoj” deklaroi ajo për CNN nëpërmjet djalit të saj. Ajo mbetet një grua e dedikuar për notin, duke u praktikuar katër herë në javë, për dy orë në ditë, sipas profilit të saj në sitin e FINA. Djali i saj Hiroki Nagaoka thotë: vazhdon të përdorë krahët dhe do që të japë pamjen më të mirë të notit, jam shumë krenar për të”.