Historiani e studiuesi Artan Lame, ka njoftuar për çeljen e ekspozitës së tij ku do të ekspozohen 50 flamuj të rrallë shqiptarë të të gjitha kohërave.
Ekspozita përkon me 100 vjetorin e Autonomisë së Korçës.
“4 vjet më parë, bëmë 100 vjetët e Shqipërisë së Mosvarme. Tani pas ca ditësh, do bëjmë 100 vjetët e Korçës Autonome. Ndoshta dy ngjarjet më të rëndësishme këto, të formimit të trungut tonë shtetëror.
100-vjetorit të Vlorës ja bëmë nderet. Tani na takon detyra t’i bëjmë nderet 100-vjetorit të Korçës” shkruan Lame.