100 vjetori i Kongresit të Lushnjes, ministrja Margariti: Po punohet intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 23-12-2019 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes, ministrja Margariti: Po punohet intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit Profesor Frederik Stamati i cili po punon intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjës

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë me dije se në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, po restaurohet flamuri i ngritur në këtë Kongres.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja Margariti ka shkruar se prej disa muajsh profesor Frederik Stamati po punon pandërprerë për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjës.

Postimi i plotë i Margaritit:

Ka ardhur deri në ditët tona përmes një shekulli të gjatë talazesh. Shpresojmë t’u përcillet edhe brezave që do të vijnë. Prej disa muajsh, Profesor Frederik Stamati po punon intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjes. Një restaurim mjaft i komplikuar që kërkon duar mjeshtërore. Kemi besim te suksesi i punës tuaj Profesor!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090069770812988
array(1) { ["section"]=> string(126) "100-vjetori-i-kongresit-te-lushnjes-ministrja-margariti-po-punohet-intensivisht-per-restaurimin-e-flamurit-te-kongresit-190179" }