Hulumtuesi Artan Lame ka prezantuar koleksionin privat të flamujve shqiptarë në 100 vjetorin e shpalljes së Korçës republikë.
Sot në ditën e rikonstruksionit të "Shtëpisë së Flamurit" në Korçë, pas shembjes së saj nga privatët, Artan Lame ka treguar se vlerat korçare qëndrojnë akoma të forta, raporton newsbomb.al.
Kreu i ALUIZNI-t ka falenderuar të gjithë ata që kontribuojnë për ruajtjen e vlerave kombëtare, sidomos të simbolit tonë kombëtar, flamurit.
Në eveniment u prezantua para qindra të ftuarve, koleksioni me flamujtë e Shqipërisë ndër vite. /Newsbomb.al.