Akademia e Shkencave në kuadër të 100 vjetorit të akademikut Mahir Domi ka ndarë sot me publikun momentet e ceremonisë solemne organizuar për nder të tij.
Kolegë të tij, në kumtesat që mbajtën me këtë rast, hodhën dritë në anë të ndryshme të këtij personaliteti poliedrik, në kontributin e tij shkencor në fushë të sintaksës së shqipes (M. Çeliku), për historinë e gjuhës shqipe (S. Mansaku), për morfologjinë historike të shqipes (E. Likaj), për gramatologjinë e shqipes (E. Hysa), për dialektologjinë e onomastikën (Gj. Shkurtaj) dhe për historinë e letërsisë (J. Bulo). Etleva Domi, e bija e akademikut, bashkë me falënderimet, solli kujtime nga i ati dhe fakte të rralla nga jeta e tij.
Akademia e Shkencave