Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kundrejt pagesave dërgonin në Gjermani azilantë nga Shqipëria.
Në kuadër të operacionit të koduar “Azili” janë arrestuar Besnik dhe Shaban Gjoka, përkatësisht 27 dhe 25 vjeç. Sipas policisë dy të arrestuarit merrnin rreth 500 deri në 1000 euro për çdo person që dërgohej në Gjermani.
Arrestimi është bërë pas një hetimi 3-mujor nga policia. Mendohet se dy të arrestuarit kanë dërguar në Gjermani rreth 100 persona.