‘1000 familje do t’i kalojnë festat në banesa të reja’, Ahmetaj: Jemi unik në botë, pasi vetëm ne japim shtëpi falas

Publikuar tek: aktualitet, më 19:47 26-11-2020 ‘1000 familje do t’i kalojnë festat në banesa të reja’, Ahmetaj: Jemi unik në botë, pasi vetëm ne japim shtëpi falas Arben Ahmetaj

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur rreth projekteve të rindërtimit që po zbatohen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai tha në emisionin "E-Zone' me moderatoren Monda Lajthia se rreth 1000 shtëpi individuale do të jenë gati në fund të muajit dhjetor, çka do të thotë se një mijë familje do t’i kalojnë festat e fundvitit në banesë të re të rikonstruktuar.

“Referuar shifrave, të gjitha lotet e njësive individuale janë prokuruar dhe janë në proces ndërtimi. Deri në fund të dhjetorit ne do të kemi gati 400 banesat e para në Bashkinë Shijak, mbi 300 të tilla do të jenë gati në Bashkinë Tiranë, ndërsa mbi 250 të banesa të tjera në Durrës”, tha Ahmetaj.

Ministri ka thënë që Shqipëria është e vetmja në botë që jep shtëpi falas për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, pasi shtete e tjera vetëm japin kredi pa interes.

“E them pa asnjë drojtje që është totalisht program social unik. Shumë vende të zhvilluara nuk arrijnë dot dhe në filozofitë e tyre nuk e kanë pranuar të japin shtëpi falas. U japin banorëve të dëmtuar nga tërmetet e tyre, si Italia, u japin kredi të buta. Imagjinoje për një sekondë që ne të dilnim dhe të kishim thënë: Të nderuar qytetarë, ne nuk do t’u japim shtëpi, ju do vini të merrni kredi, interesin do ua mbulojmë ne. Do ishte mjerim. Jam i bindur se është programi më social që një qeveri e majtë do ndërmerrte dhe nuk do arrinte dot ta ndërmerrte asnjë qeveri”, u shpreh Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhurimi i 200 këpucëve për RENEA-n, reagon ASHPËR gazetari: Si nuk keni turp, kur duam të hyjmë në BE 'opingat' na i sjellin ndihmë
Mjeku Andi Koraqi në Euronews: Deri tani niveli i infektimit është 20-25%, mësimi duhet të kalojë online për të gjitha shkollat »
Article Logic
Execution time: 0.020075082778931
array(1) { ["section"]=> string(118) "1000-familje-do-t-i-kalojne-festat-ne-banesa-te-reja-ahmetaj-jemi-unik-ne-bote-pasi-vetem-ne-japim-shtepi-falas-229246" }