103 vjet shtet shqiptar i Pavarur, sot 28 Nëntor

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 28-11-2015 103 vjet shtet shqiptar i Pavarur, sot 28 Nëntor Majtas Flamuri Shqiptar, djathtas momenti kur Ismail Qemali dhe delegatët ngritën flamurin në Vlorë

Sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. 103 vjet më parë, më 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë me një Deklaratë ku tregohej se Shqipëria shpallte mëvetësinë nga Perandoria Osmane.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës Shqiptare Sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrative.

Atmosfera në Tiranë është elektrizuese, që në mëngjes herët qendra është zbukuruar me dekore në ngjyrat kuq e zi, si dhe të gjitha rrugët kryesore me flamuj shqiptarë, me shqiponjën dykrenare. Pritet që gjatë ditës të ketë koncerte, atmosferë që do të vazhdojë edhe gjatë darkës. Festë Shqipëria do të ketë edhe nesër për Festën e Çlirimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryenin vjedhje me armë dhe maska, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim një tjetër
Princ Leka uron Pavarësinë, foto me Elia Zaharinë dhe një mesazh »
Article Logic
Execution time: 0.012678861618042
array(1) { ["section"]=> string(53) "103-vjet-shtet-shqiptar-i-pavarur-sot-28-nentor-26446" }