105-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, Princ Leka e kujton me mall dhe dashuri: Më mungojnë këshillat e tua gjyshe, sot t’i je një ëngjëll

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 06-08-2020 105-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, Princ Leka e kujton me mall dhe dashuri: Më mungojnë këshillat e tua gjyshe, sot t’i je një ëngjëll Mbretëresha Geraldinë

Sot shënohet 105-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë të Shqiptarëve, e quajtur ndryse si “Trëndafili i bardhë” për shkak të bukurisë së saj.

Nipi, Princ Leka Zogu e kujton me mall dhe dashuri, sot që ajo nuk është më pranë tij. Leka përmes një shënimi emocionues në facebook, gjen mundësinë t’i bëj një dedikim me shumë dashuri gjyshes së tij.

I kujtohen tregimet e saj, këshillat e vyera dhe i mungon dashuria që i pat dhuruar. Për të, sot Mbretëreshë Geraldina është një ëngjëll, një shenjtore e pashpallur.

Postimi i Princ Lekës

Në këtë 105 vjetor të lindjes së “Trëndafilit të Bardhë”, Mbretëreshës Geraldine të Shqiptarëve, kam dëshirë të kujtoj jetën e gjyshes sime, plot dedikim e dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Falë tregimeve të saj për atdheun që e adoptoi, kam mësuar historinë dhe kulturën tonë të vyer! Sot e falenderoj për gjithçka, mbi të gjitha që më edukoi te mos gjykoj, por ti dua njerëzit pa kushte, të jem me këmbë në tokë dhe tu qëndroj sfidave. Për ne ajo është simboli i dashurisë së sinqertë dhe të pakursyer në të mirë dhe në shërbim të të tjerëve. Sot gjyshja ime e shtrenjtë është një engjëll, një shenjtore e pashpallur që vetëm ka dhënë...

Më mungojnë shumë këshillat e tua, me mungon dashuria që më ke dhuruar...Të dua në përjetësi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010123014450073
array(1) { ["section"]=> string(152) "105-vjetori-i-lindjes-se-mbretereshes-geraldine-princ-leka-e-kujton-me-mall-dhe-dashuri-me-mungojne-keshillat-e-tua-gjyshe-sot-t-i-je-nje-engjell-216340" }