107- vjeçarja shërohet nga koronavirusi, tregon ‘sekretin’ e jetëgjatësisë së saj

Publikuar tek: bota, më 12:41 24-08-2020 107- vjeçarja shërohet nga koronavirusi, tregon ‘sekretin’ e jetëgjatësisë së saj

107- vjeçarja, Angela është e mbijetuara me moshën më të vjetër nga Covid-19, në Britani.

 

Angela Hutor, e cila u kthye muaj më parë në Britani, ka përjetuar edhe pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918, raporton Daily Mail.

Ajo u prek nga Covid-19 në prill dhe rrezikonte të vdiste. Gjatë kohës që e moshuara qëndronte në spital, vajza e saj ishte e përgatitur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dhe nuk e mendonte se do ndodhte një mrekulli e tillë me jetën e nënës së saj.

 E ndërsa e moshuara është pyetur sesi ia ka dalë të mbijetojë nga virusi dhe për më tëpër të ketë një jetëgjatësi të tillë, plot 107-vite mbi supe, ajo ka thënë se sekreti qëndron në frutin çudibërës.

Bëhet fjala për portokallin që Angela nuk e ka ndarë asnjë ditë nga jeta e saj.

“Një kokërr portokalli çdo ditë, e prerë në feta”, shprehet e moshuara 107 –vjeçare., duke treguar se fuqitë e këtij fruti janë vet shpëtimi i jetës. 

“Numëroni çdo ditë bekimet e jetës suaj”, thotë ndër të tjera Angela duke nënkuptuar kështu se bekimi është jetëgjatësi pasi duke menduar sesa me fat je ti lufton për të qënë akoma pjesë e jetës, për të qënë afër bekimeve të tua.

118250338_758273928330043_436210622360594708_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Made in Italy'/ Një 50-vjeçare në shtetin fqinj provon vaksinën e parë anti-covid: Jam krenare dhe e emocionuar (SI ËSHTË REZULTATI)
Franca përballet me valën e dytë të COVID-19? Rreth 5 mijë persona të infektuar në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.011570930480957
array(1) { ["section"]=> string(84) "107-vjecarja-sherohet-nga-koronavirusi-tregon-sekretin-e-jetegjatesise-se-saj-218080" }