108 vjetori i Policisë së Shtetit, Drejtori Veliu: Përulemi me nderim e respekt para lapidarëve të policëve të rënë në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 13-01-2021 108 vjetori i Policisë së Shtetit, Drejtori Veliu: Përulemi me nderim e respekt para lapidarëve të policëve të rënë në detyrë

Policia e Shtetit shënon sot 108 vjetorin e krijimit të saj. Në disa qytet të vednit janë mbajtur para Drejtorive vendore apo Komisariateve, ceremoni përkujtimore.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, në fjalën e tij te Akademia e Policisë, ka kujtuar policët që kanë rënë në krye të detyrës dhe sot janë Dëshmorë të Atdheut. Të pranishëm ishin dhe ministri Bledi Çuçi dhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj.

“Nëse bëjmë bilancin e periudhës së rrugëtimit 108-vjeçar të Policisë Shqiptare, së pari kemi detyrimin moral e shpirtëror të përulemi në shenjë të thellë nderimi e respekti para varreve të shenjta, lapidarëve apo memorialëve të punonjësve të Policisë të rënë në detyrë në emër të sakrificës sublime, në përmbushje të misionit ligjor për të garantuar rendin e qetësinë publike në vend”, u shpreh ai, ndër të tjera.

Ai tha se një tjetër sfidë gjatë viti 2020 ishte dhe përballja me Covid-19, që mori nga radhët e policisë 23 efektivë.

“Një tjetër sfidë që Policia e Shtetit po ia del me sukses është angazhimi dhe sakrifica që punonjësit e Policisë po bëjnë përditë e përnatë për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, duke përballuar mbingarkesën në punë, por mbi të gjitha stres nga infektimi me covid i tyre dhe i familjarëve të tyre. Edhe në këtë sfidë Policia e Shtetit ka humbur 23 punonjës”, ta drejtori i Përgjithshëm i PSH.

Veliu iu kujtojë policëve se gajtë viti 2021 janë zgjedhjet dhe ata duhet të jenë në lartësinë e misionit të tyre, vetëm në zbatim të ligjit.

“Viti që sapo ka nisur, është një tjetër vit plot sfida për Policinë e Shtetit. Jemi përpara zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe përfitoj nga rasti t’iu kërkoj të gjithë punonjësve të policisë së Shtetit që të ruajmë standardin e arritur duke treguar se Policia e Shtetit është në funksion të ligjit dhe vetëm të ligjit”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdhunoi 15-vjeçaren në Kamëz, gjykata jep vendimin për Abaz Dokun, ja sa vite burg u dënua
Veliaj uron 108-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit: Politika i ka shumë gjynahe policisë, ndjesë! Faleminderit për punën tuaj në sigurinë e qytetit »
Article Logic
Execution time: 0.011320114135742
array(1) { ["section"]=> string(130) "108-vjetori-i-policise-se-shtetit-drejtori-veliu-perulemi-me-nderim-e-respekt-para-lapidareve-te-policeve-te-rene-ne-detyre-234820" }