108-vjetori, Tirana përkujton shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, Veliaj: Sot s’ka të majtë e të djathtë, por vetëm shqiptarë! Ne dimë të ringrihemi më të fortë

Publikuar tek: politike, më 20:19 28-11-2020 108-vjetori, Tirana përkujton shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, Veliaj: Sot s’ka të majtë e të djathtë, por vetëm shqiptarë! Ne dimë të ringrihemi më të fortë Erion Veliaj

Tirana ngriti sot flamurin në sheshin “Skënderbej”, për të përkujtuar 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Ceremonia u zhvillua në respektim të masave ndaj pandemisë, teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është viti i dytë që shqiptarët nuk e festojnë dot siç i ka hije këtë festë, pasi vitin e kaluar vendi ishte përfshirë nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

Veliaj tha se, megjithatë sot jemi më të fortë se kurrë, duke rindërtuar me qindra shkolla e shtëpi për shqiptarët e prekur. “Është e vërtetë se ky 28 Nëntor, na gjen realisht në një kohë të pafat, sepse po jetojmë në një kohë të pafat planetare, pa harruar as faktin se 28 Nëntorin e kaluar nuk e festuam dot, kur tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore. Por, siç duket, jeta kështu është, një dyluftim, gjithmonë përballë fatit, duke u përleshur, të palëkundur, në tehun ndarës mes dështimit dhe triumfit. Por, edhe pse të brishtë në fatkeqësi, ne shqiptarët kemi ditur të jemi gjithmonë të bashkuar. Pikërisht, kjo ka qenë arma jonë më e fortë! Të tillë jemi edhe sot në luftën kundër pandemisë dhe ringritjes nga tërmetet. Një vit më pas, jemi duke rindërtuar qindra shkolla dhe shtëpi, për të provuar forcën dhe karakterin tonë triumfues”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kur shqiptarët bëhen bashkë dhe punojnë, ringrihen më të fuqishëm. “Besoj se ata që realisht e duan këtë vend, që e duan Shqipërinë, do t’ia dalin ta drejtojnë atë drejt transformimeve të mëdha, falë punës, mirësisë dhe përkushtimit, sepse në fund të ditës, ua kemi borxh atyre që themeluan këtë shtet, këtë qytet dhe gjeneratës së re, që nuk besoj se do të na e falin kurrë nëse nuk do të mund të bënim atë sakrificë që baballarët e këtij kombi bën për këtë vend”, vijoi kryebashkiaku. 

Në fund, Veliaj nënvizoi se sot beteja është me pandeminë e jo me njëri-tjetrin, me injorancën apo me padijen, duke dhënë mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

“Një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Ne sot kemi betejë me pandeminë, e jo me njëri-tjetrin. Ne sot kemi betejë, me tërmetet, jo me njëri tjetrin. Ne sot kemi betejë me injorancën dhe padijen, jo me njëri-tjetrin. Sot s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit... Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!”, përfundoi ai.

Fjala e plotë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ceremoninë e ngritjes së flamurit në “Sheshin Skënderbej:

Jemi mbledhur shumë më pak, jo si përherë duke festuar me muzikë patriotike, brohoritje, fishekzjarre dhe përqafime. Protokollet e pandemisë nuk na lejojnë të mblidhemi siç u ka hije ditës së shqiptarëve, ditës ku ne kremtojmë ekzistencën tonë si komb. Lutjet tona sot shkojnë për familjet e atyre që nuk janë më dhe për qytetarët që po përleshen ende me këtë flamë. E ka gjithkush një ditë të tijën të rëndësishme, e ka një njeri, e ka një individ, por e ka edhe një popull, e ka edhe një komb. Dita e rëndësishme për ne shqiptarët është sot, në 28 Nëntor.

“Ekziston mendimi - thotë Ismail Kadareja - se shqiptarët kanë qenë një popull pa fat në histori”. Por, sërish Kadareja, e vë në dyshim këtë mendim shpesh mbizotërues. “Sot, duket gati e pabesueshme, - vazhdon ai, - kur e mendon se si, në 1912, kur ekzistonte një Shqipëri gati-gati karikaturale, pa shkolla, pa jetë kulturore, pa jetë institucionale […] për më tepër në një çast të vështirë të historisë europiane, u arrit të krijohej shteti shqiptar…”

Por, u arrit!

Është e vërtetë se ky 28 Nëntor, na gjen realisht në një kohë të pafat, sepse po jetojmë në një kohë të pafat planetare, pa harruar as faktin se 28 Nëntorin e kaluar nuk e festuam dot, kur tërmeti fatal provoi brishtësinë tone njerëzore. Por, siç duket, jeta kështu është, një dyluftim gjithmonë përballë fatit, duke u përleshur, të palëkundur, në tehun ndarës mes dështimit dhe triumfit.

Por, edhe pse të brishtë në fatkeqësi, ne shqiptarët kemi ditur të jemi gjithmonë të bashkuar.

 Pikërisht, kjo ka qenë arma jonë më e fortë!

Të tillë jemi edhe sot në luftën kundër pandemisë dhe ringritjes nga tërmetet. Një vit më pas, jemi duke rindërtuar qindra shkolla dhe shtëpi për të provuar forcën dhe karakterin tonë triumfues.

Teksa flamuri kuq e zi po ngrihej lart dhe era po e përkëdhelte lehtë në çdo valëvitje të tij, për një çast kujtova ata burra dhe gra, djem dhe vajza që 108 vite më parë ishin në Vlorë, përpara të njëjtës skenë dramatike, e cila që nga ajo ditë do të shënonte një pikë kthese të një serie triumfesh në fatin e historisë së kombit shqiptar. Shpallja e Pavarësisë, në ato vite të trazuara, ka qenë në fakt akti më sublim.

128194749_2096680133796051_2879805752153022032_n.jpg

128174247_371414670829796_5971515659602896225_n.jpg

127971380_180805017042395_2257286949197413625_n.jpg

128067908_843485109796744_5062404706350151814_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Gjermania s’ka shtretër në spitale’, Pjerin Ndreu tallet me Bashën: Merkel “e paaftë!” Do i kërkojë mendim Lulit se ai ka planin me 5 pika
»
Article Logic
Execution time: 0.013311862945557
array(1) { ["section"]=> string(159) "108-vjetori-tirana-perkujton-shpalljen-e-pavaresise-ne-vlore-veliaj-sot-s-ka-te-majte-e-te-djathte-por-vetem-shqiptare-ne-dime-te-ringrihemi-me-te-forte-229473" }