Sot shënohen 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Kreu i PD Lulzim Basha e ka shoqëruar këtë ditë kujtese me një video kolazh të takimeve me zyrtarë të lartë nga koha kur ishte ministër i Brendshëm.
Ndërkaq, kryedemokrati jep mesazhin se e keqja që ka mbërthyer vendin si pasojë e covid 19, do kalojë për t’u ringritur më pas më të fortë.
“Të dashur bashkëqytetarë, Sot u mbushën 11 vite nga anëtarsimi i Shqipërisë në Nato. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të giithë ne shqiptarët.
Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! #ËeAreNato”, shkruan Basha.