11 vite pas hekurave në Shqipëri, “pedofili” britanik mund të dalë i pafajshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 12-03-2017 11 vite pas hekurave në Shqipëri, “pedofili” britanik mund të dalë i pafajshëm

Ka kaluar plot 11 vite burg pas hekurave në Shqipëri, por e vërteta për britanikun David Brown mund të jetë më në fund duke dalë.

66-vjeçari nga Edinburgh, i burgosur me akuzën e abuzimit seksual të të miturve, mbërriti në vendin tonë në vitin 2000 duke ndihmuar fëmijët e prekur nga Lufta e Kosovës, shkruan Newsbomb.al.

Me ndihmën e një Kishe birtanike ai themeloi në Shqipëri një jetimore. Në vitin 2006, forcat e policisë bastisën jetimoren dhe arrestuan Brown pas deklaratave nga disa fëmijë se ishin keqtrajtuar, lidhur dhe abuzuar seksualisht.

Por sot, 11 vjet më pas, dy djem të cilët dëshmuan kundër tij në Gjykatë kanë thënë se ishin detyruar të gënjenin nën presionin e oficerëve të policisë dhe psikologëve.

Së bashku me David Brown, u arrestuan edhe Dino Christodoulou, 52 vjeç, dhe Robin Arnold, 63- vjeç. I vetmi faj që Brown pranoi ishte pamundësia për të mbikqyrur vullentarët në jetimore.

Broën mund të lirohet së shpejti nga burgu pasi dy djemtë që dëshmuan kundër tij, Andon Qoshlli, sot 22 vjeç dhe Denis Aliu pritet të dëshmojnë para Gjykatës së Lartë se vite më parë kanë gënjyer.

“Psikologu dhe oficeri i policisë më detyruan të them se Davidi më abuzoi. Ai nuk e bëri një gjë të tillë dhe më vjen keq që është në burg”, thotë Arnoldi. “Davidi na shpëtoi nga rruga dhe na dha mundësinë të shkollohemi”, shton ai. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nxirren 2 ton kanabis nga gomonia e sekuestruar në ishullin e Sazanit
Thyhen xhamat e selisë së Partisë Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.01142692565918
array(1) { ["section"]=> string(81) "11-vite-pas-hekurave-ne-shqiperi-pedofili-britanik-mund-te-dale-i-pafajshem-71647" }