11-vjeçari në kampet e ISIS, publikohet FOTO e Alvinit pas plagosjes

Publikuar tek: aktualitet, më 06:34 22-10-2019 11-vjeçari në kampet e ISIS, publikohet FOTO e Alvinit pas plagosjes

Bedri Elezi, drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka publikuar foto të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e ISIS në Siri, të mbikëqyrura nga kurdët.

I ftuar në emisionin 'Opinion', Elezi tha se, kjo foto është gjatë muajit maj, në kohë kur një predhë shpërtheu në makinën ku udhëtonte 11-vjeçari shqiptar, së bashku me të ëmen dhe bashkëshortin e saj të ri, një shtetas nga Kosova.

"Desha të bëj një korrigjim të vogël sa i përket reportazhit të gazetarëve italian. Nuk është informacioni i parë se babai ka gjetur Alvinin, nuk qëndron ajo. Alvinin, bashkë me babain e tij unë kam udhëtuar deri në Turqi, personalisht kam qenë në Turqi….unë personalisht kam qenë para qershorit me babain e Alvinit dhe ja kam përcjellë kolegut tuaj fotografinë ku ditën e parë, në kamp kur është operuar…ne ishin deri në kufirin turko-irakian, ishim në maj. Hyrja në kamp ishte problem ishin të njëjtin njerëz që na fusnin së bashku me babain e Alvini brenda. Afrimi ishte ai që nuk kishte guximin të futej për shkak se në atë kohë situata ishte e ndërlikuar më shumë se tani kur ishin gazetarët. Në kontakt me kryqin e kuq ku ishin disa gra amerikane të cilat e kanë ndihmuar shumë Alvinin, na u lutën mos të futemi brenda kampit për dy arsye: sepse nuk kishim vizë të futemi në Irak, dhe më pas nga Iraku në Siri dhe e dyta për shkak të përpjekjes të institucioneve shqiptare për të bërë kthimin e fëmijëve në Shqipëri. Kemi fotografinë që nuk ja kemi treguar të atit, për shkak se në foto shihet këmba e operuar dhe ai ishte shumë i emocionuar", ka thënë Elezi.

alvinnn-770x393.jpg

alvinnn-2-768x261.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023959159851074
array(1) { ["section"]=> string(74) "11-vjecari-ne-kampet-e-isis-publikohet-foto-e-alvinit-pas-plagosjes-182996" }