110 vjeçarja e vetmuar lumturohet në ditët e fundit, nënë Zenepes i dhurohet një dyshek dhe karrocë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 03-08-2020 110 vjeçarja e vetmuar lumturohet në ditët e fundit, nënë Zenepes i dhurohet një dyshek dhe karrocë (FOTO)

Edhe pse jeta e ka lënë të vetme, ajo nuk është braktisur nga  Shërbimit Social Shtetëror.

Nënë Zenepe nga Shkodra, është 110-vjeç. Ajo jeton e vetme, por Shërbimi Social Shtetëror Shkodër i është gjendur pranë në këto ditë të vështira.

Nënë Zenepes ditën e sotme i është dhuruar një dyshek spitalor i përshtatur për nevojat e personave që nuk ecin, si edhe një karrocë.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesja e Shërbimit Social Shtetëror Luneda Sufali.

Nënës 110 vjeçe i është gjetur dysheku, ku do mund të kalojë e qetë ditët që i kanë mbetur.

Postimi i plotë i Luneda Sufali:

Nëna Zenepes nga Shkodra i ka falur zoti jetën e gjatë, plot 110 vjeç. Ajo jeton e vetme dhe Shërbimi Social Shtetëror Shkodër është gjendur gjithnjë pranë saj.

Përveç ndihmës gjatë periudhës së pandemisë, sot nënës iu sigurua një dyshek spitalor i përshtatur për nevojat e personave që nuk ecin, si edhe karrocë dhe ndihma të tjera.

Kjo është realizuar me ndihmën e vyer të “the Door” që prej kohësh është pranë familjeve në nevojë në Shkodër.

Nënë Zenepja tashmë do të shëtisë dhe do marrë ajër në oborrin e shtëpisë saj!

117035234_10223922281704168_7214667589625912629_n.jpg117158029_10223922281264157_2199908832726318155_n.jpg117104586_10223922282104178_4483111100008055823_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010382175445557
array(1) { ["section"]=> string(110) "110-vjecarja-e-vetmuar-lumturohet-ne-ditet-e-fundit-nene-zenepes-i-dhurohet-nje-dyshek-dhe-karroce-foto-215927" }