110 vjetori i gazetës DIELLI, ja kush zgjidhet si ‘LIBRI MË I MIRË’

Publikuar tek: kulture-art, më 09:40 08-04-2019 110 vjetori i gazetës DIELLI, ja kush zgjidhet si ‘LIBRI MË I MIRË’

Çmimi për librin më te mire për 110 vjetorin e gazetës Diellii në New York shkoi për tre libra. 

Çmimi për librin më të mirë për 110 vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku"100 Vrasjet më të Bujshme në Historinë e Shtetit Shqiptart", Entela Komnino" E Vërteta për Fan S. Nolin"; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti "I lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martirë"

Qafoku e cilëson këtë një nder të veçantë për faktin që çmimi iu dha nga personalitete të medias, artit e shkencës në SHBA, përmes votimit.

“Dua të falenderoj të gjithë anëtarët e jurisë për vlerësimin e bërë. Për mua është nder i veçantë së pari që të vlerësohem me çmim nga gazeta që ka bërë historinë e medias shqiptare edhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri dhe nga shoqata Vatra qe eshte djepi ku u perkund shqiptarizimi dhe vete shteti shqiptar. Së dyti që këtë çmim ta marrë nga votimi i personaliteteve të medias, artit, shkencës dhe mendimin shqiptar në SHBA. Dhe së treti që këtë çmim ta marr mes konkuruesëve të denjë dhe të një niveli të lartë", shkruan gazetari.

56492556_2418912061688250_3579057605659590656_n.jpg

NJOFTIM ZYRTAR I JURISË PER NDARJEN E ÇMIMEVE TË KONKURSIT PËR 110 VJETORIN E GAZETËS "DIELLI"

Në darkën e organizuar me 6 Prillt 2019 kushtuar 110 Vjetorit të Gazetës "DIELLI" u shpallën fituesit e Konkursit organizuar nga VATRA & Redaksia e DIELLIT me rastin e 110 vjetorit, ku morën pjesë 52 autorë, me esse, artikuj studimorë, reportazhe, libra për Editorët e VATRËS, libra historikë, Monografi, poezi etj etj. I falenderojmë të gjithë pjesmarrësit dhe e vlerësojmë shumë angazhimin e tyre. Pas seleksionimit për shkak të kritereve të paravendosura,u përzgjodhën 27 prej konkuruesëve për t'iu nënshtruar gjykimit përfundimtar të Jurisë për çmimet. Juria votoi në mënyrë të fshehtë gjatë takimit përfundimtar ditën e premte në Hyatt Grand Hotel në Manhattan.I falenderojme te gjithe anëtarët e Jurisë për angazhimin maksimal.
Juria e perbere nga: Dalip Greca – Kryetar; Merita B. McCormack-nenkryetare; Bujar Skendo sekretar; dhe anëtarë: Idriz Lamaj, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti, dr. Arjeta Ferlushkaj, vendosi qe me shumice votash te vleresoje me çmime:
1- Çmimi i Gazetës "DIELLI" për Reportazhin më të Mirë" iu dha z. Mal Berisha"DIELLI QË NGROH VATRËN" dhe gazetarit Sinan Kamberaj"NË SHTËPINË E EDGAR POE-KORBI-NOLI".
2. Çmimi i Gazetës "DIELLI" për Studimin më të Mirë iu dha gazetarit Rafael Floqi për "Divergjencat mes Nolit dhe Konicës në dritën e DIELLIT"; Ernestina Halili(Gjergji) për " Editori dhe dramaturgu- rasti Kristo Floqi" dhe Thanas Gjika"Vështrim Krahasimtar në studimet e Sotme për Faik Konicën"
3. Çmimi i Gazetës "DIELLI" për Esenë më të Mirë" iu dha Lindita Komani" Noli i Kuptuar"; Neka Doko" Noli, Konica & Dielli", dhe Megi Permeti-stërmbesë e Aqif Përmetit për esenë "Në gjurmët e Ish Komandantit të Forcave Vullnetare të VATRËS, Menaxherit të Diellit, Aqif Përmeti".
4. Çmimi i Gazetës "DIELLI" për Librin me të mire kushtuar Editorëve iu dha Fotaq Andrea"Faik Konica për Një shqiperi Europiane - Antologji", Anton Çefa"-“Fjala shqipe si zjarri i shejtë” dhe Andon Andoni "Kostë Çekrezi...I treti i Munguari".
5. Çmimi per librin me te mire per 110 vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku"100 Vrasjet më të Bujshme në Historinë e Shtetit Shqiptart", Entela Komnino" E Vërteta për Fan S. Nolin"; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti "I lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martirë".
Konkurentë për të fituar çmimet nga autorët e seleksionuar ishin edhe: Agron Alibali për Studimin" MEHMET KONICA , BURRË SHTETI, DIPLOMAT I SHQUAR ", Muharrem Shqarri për librin "Miku i Shqiptarëve Aubrey Herbert", Donika Omari për librin kushtuar editorit të DIELLIT Bahri Omarit, Prof. Skënder Blakaj për studimin: “Skënderbeu” i poetit amerikan Henri Longfellou 
në shqipërimin dhe misionin patriotik të Fan S. Nolit- , Meri Lalaj për" Qiri për shpirtin Tënd- Andon Frashëri", Gladiola Busulla për "Intermexo me Konicën për shqiptarët", Keze Kozeta Zylo për " Shën Noli dhe Gjuha shqipe- e ëmbel si qumështi i nënës", Gani Vila për punimin" Vatra, e ardhmja e Lobit shqiptar te Amerikës- një analizë programatike", si dhe autorët: Mimoza Hysa, Alma Liço, Reshat Kripa, Xhylie Ibrahimi, Luan Çipi, Luan Kalana, Qebir Hoxha, Abdurrahim Ashiku e të tjerë. Një falenderim i veçantë shkon për poetët që na dërguan poezitë e tyre për Konkursin: Carrie Hooper, Namik Selmani, Fuat Memelli, Neki Lulaj e te tjere. Për arsye se në Konkursin e shpallur nuk përfshihej poezia, Juria e pa të arsyeshme që të mos jepte çmime për poezinë më të mirë.Ato, ashtu si dhe shumVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike prej punimeve nVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike gjinitVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike e tjera do të botohen në faqet e DIELLIT.
Faleminderit!


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067150592803955
array(1) { ["section"]=> string(71) "110-vjetori-i-gazetes-dielli-ja-kush-zgjidhet-si-libri-me-i-mire-159580" }