111 vjet nga Kongresi i Gjuhës Shqipe, Drejtoria e Arkivave publikon VENDIMIN e Komisionit (DOKUMENTI)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:12 22-11-2019 111 vjet nga Kongresi i Gjuhës Shqipe, Drejtoria e Arkivave publikon VENDIMIN e Komisionit (DOKUMENTI)

Në 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit ku u njësua alfabeti i Gjuhës Shqipe, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar vendimin e Komisionit.

Drejtoria e Arkivave kujton punimet që nisën më 14 nëntor 1908 dhe përfunduan më 22 nëntor, duke vendosur kështu një alphabet që kemi edhe sot.

Drejtoria e Arkivave shkruan:

“Monastir, 7-20 vjeshtë e tretë, 1908.

Vendimi i Komisionit mbi çështjen e Abecesë.

Pas që u-kënduan verbalet e ditëve t’jera e pas që e pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aqë sa të na kënaqte të gjithëve e t’i shërbente si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme, u-këthyem prapa e me pëlqim të të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abece fjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkarisht.”

Kongresi i Alfabetit, ose Kongresi i Manastirit mbajti punimet më 14-22 nëntor 1908, me qëllim unifikimin e alfabetit për shkrimin e gjuhës shqipe. Më 22 nëntor, ditën e përfundimit të Kongresit, shqiptarët e shqipfolësit kujtojnë “Ditën e Alfabetit”.

#njëkomb

#njëabc

#kongresiimanastirit

#111vjetalfabet

#aqsh

#dpa

#arkivatkujtojnë

#arkivatfrymëzojnë

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074949264526367
array(1) { ["section"]=> string(106) "111-vjet-nga-kongresi-i-gjuhes-shqipe-drejtoria-e-arkivave-publikon-vendimin-e-komisionit-dokumenti-186790" }