112 vite nga mbyllja e punimeve në Kongresin e Manastirit, Basha: Shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 22-11-2020 112 vite nga mbyllja e punimeve në Kongresin e Manastirit, Basha: Shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 112 vjetorin e mbylljes së punimeve në Kongresin e Manastirit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shprehet se kjo ngjarje shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

Postimi i plotë i Bashës:

Si sot 112 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare.

Kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

150 delegatë të të gjitha përkatësive fetare, nga të gjitha krahinat shqipfolëse dhe të diasporës vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin latin me 36 shkronja që përdorim sot e kësaj dite.

Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare.

Sot i kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres dhe frymëzohemi prej tyre për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kritikoi opozitën dhe qeverinë dhe mori me qindra komente, gazetari u drejtohet lexuesve: O njerëz të mjerë, o të pabrekë, jeni gati të…(E PLOTË)
Festoi DITËLINDJEN në LOKAL/ Policia BËN NAMIN, GJOBIT Bes Kallakun, Metën, Kryemadhin dhe 27 të ftuar! Pezullohen 6 EFEKTIVË (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.013008117675781
array(1) { ["section"]=> string(116) "112-vite-nga-mbyllja-e-punimeve-ne-kongresin-e-manastirit-basha-shenoi-nje-pike-kthese-ne-rilindjen-kombetare-228690" }