‘12 milje det dhuratë Greqisë’, ish-politikani: Prokuroria të hetojë menjëherë Ramën dhe Bushatin

Publikuar tek: politike, më 19:42 30-01-2018 ‘12 milje det dhuratë Greqisë’, ish-politikani: Prokuroria të hetojë menjëherë Ramën dhe Bushatin

Negociatat me Greqinë, përveç çështjes së çamëve që mesa duket nuk është trajtuar fare, kanë ngjallur shqetësim edhe për çështjen e detit në Jug të Shqipërisë, ndër politikanë të shumtë që kanë reaguar është edhe ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit kërkon nga prokuroria të hetojë menjëherë Edi Ramën dhe Ditmir Bushatin, ndërsa thotë se “kryeministri puthi aty ku pështyu”.

Reagimi i plotë:

DENONCIM: I dhurohen 12 milje det Greqise. Arrestoni politikanët që sapo cënuan integritetin territorial dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Sot, “Rilindja”, qeveria shqiptare konfirmoji aktin e tradhëtisë kombëtare duke zyrtarizuar ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Rama, sot, puth atë çka pështyu 6 vite më parë, “Marrëveshjen që inicioi Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis”. Falja e 12 milje në detin Jon është një krim i parashikuar në Kodin Penal dhe Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht Ministrin Bushati dhe Kryeministrin Rama. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të cënoj integritetin territorial të Shqipërisë. Akti i shitjes apo i dhurimit të detit u parapri nga çelja e gërmimeve për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë si pjesë e paketës anti-shqiptare.Pafytyrësisht dje ministri Bushati mburrej në Komisionin e Punëve të Jashtme se sot mund të flasim për “Çështjen Çame” ndërkohë që Shqipëria është gjunjëzuar plotësisht, pasi dhe opozita e Bashës është 100% në sinkron me këtë tradhëti dhe krim kombëtar. Jo më larg se 3 ditë më parë opozita e bashkuar protestoi, por asnjë prej liderve opozitarë nuk guxoi të përmendi krimin e tyre të kryer 6 vite më pare, i cili sot po riciklohet nga Rilindja, pra po zyrtarizohet nga Rama. Athina zyrtare gjithnjë ka përfituar nga qeveritarët tanë të inkriminuar që po shesin Shqipërinë, për të zbutur konfliktin me Cipras dhe Greqinë, konflikt i lindur nga këta të fundit. Gjykata Kushtetuese ka një vendim të formës prerē dhe çdo vendim ekzekutiv për njē demarkacion mes Shqiprise dhe Greqisë është vepër penale dhe duhen arrestuar politikanët që dhunojnë rendin juridik

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075700283050537
array(1) { ["section"]=> string(100) "12-milje-det-dhurate-greqise-ish-politikani-prokuroria-te-hetoje-menjehere-ramen-dhe-bushatin-108520" }