12 orë pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, Mitsotakis shpall emrat e qeverisë së re

Publikuar tek: rajon, më 23:04 08-07-2019 12 orë pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, Mitsotakis shpall emrat e qeverisë së re

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Greqi kanë nxjerr fitues partinë opozitare ‘Novi Demokracia’.

Kryeministri në largim Alexis Tsipras, ka uruar për fitoren kreun e ‘Demokracisë së Re’, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë ky i fundit ka publikuar disa nga anëtarët e rinj të kabineti të tij pa kaluar 12 orë nga këto zgjedhje.

-Nikos Dendiasit:Ministër i Jashtëm, një prej figurave më të shquara të Demokracisë së Re. Ai ka drejtuar Ministrinë e Rendit dhe më pas të Mbrojtjes në qeverinë e Andonis Samaras gjatë viteve 2012-2015.

-Mihalis Chrysohoidis: Do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit, që është bashkuar me Ministrinë e Emigracionit. Ai ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000. Ministër i Mbrojtjes do të jetë Nikos Panagiotopoulos. Kabineti i ri do të ketë 17 ministri.

Qeveria e re do  të betohet të martën në mesditë dhe mbledhja e parë e kabinetit të ri do të zhvillohet të mërkurën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068109035491943
array(1) { ["section"]=> string(91) "12-ore-pasi-u-zgjodh-kryeminister-i-greqise-mitsotakis-shpall-emrat-e-qeverise-se-re-171583" }