12 raste me COVID-19 në Berat, mes të infektuarve 2 mësuese dhe një inspektor policie

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 31-10-2020 12 raste me COVID-19 në Berat, mes të infektuarve 2 mësuese dhe një inspektor policie Ilustruese

Ditën e sotme në qarkun e Beratit u konfirmuan me koronavirus 12 raste të reja, kontakte të personave të infektuar më herët.

Nga këto 12 raste, 2 janë mësuese në Urën Vajgurore, njëra prej të cilëve në në një shkollë 9-vjeçare në qytet, ndërsa tjetra në fshatin Kutalli.

Pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe një inspektor i krimeve në Komisariatin e Policisë në Urën Vajgurore.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 241 raste të reja me koronavirus, ndërsa 7 persona humbën jetën, ndërkohë që në qarkun e Beratit janë 278 raste aktive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvrasja e 33 vjeçares në Tiranë, Marsida u kthye e zhgënjyer nga takimi në Gjirokastër me të riun që njohu në internet
Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot (Temperaturat) »
Article Logic
Execution time: 0.0074877738952637
array(1) { ["section"]=> string(91) "12-raste-me-covid-19-ne-berat-mes-te-infektuarve-2-mesuese-dhe-nje-inspektor-policie-225968" }