12 raste të reja me Covid-19 në Durrës, 11 prej tyre janë anëtarë të një familjeje

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 31-03-2020 12 raste të reja me Covid-19 në Durrës, 11 prej tyre janë anëtarë të një familjeje Ilustruese

Ministria e shëndetësisë raportoi sot 20 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 243.

Nga 20 rastet, mësohet se 12 janë nga Durrësi duke e çuar në total numrin e të infektuarve në këtë qark në 26 raste.

Bëhet me dije se nga 12 të infektuarit në Durrës 11 prej tyre janë anëtarë të një familjeje dhe fatmirësisht mësohet se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak më parë u raportua se ka një rritje të mjekëve dhe infermierë të infektuar në vend, ku pasi rezultoi pozitiv Andi Koraqi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT me Covid-19 janë edhe 3 kryeinfermierë të spitalit infektiv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098700523376465
array(1) { ["section"]=> string(88) "12-raste-te-reja-me-covid-19-ne-durres-11-prej-tyre-jane-anetare-te-nje-familjeje-200765" }