12 të vdekur dhe shumë të plagosur, ushtria hap zjarr kundër protestuesve në Nigeri

Publikuar tek: bota, më 14:39 21-10-2020 12 të vdekur dhe shumë të plagosur, ushtria hap zjarr kundër protestuesve në Nigeri Protestat kundër SARS në Nigeri

Vazhdojnë protestat kundër Skuadrës Speciale Anti-Grabitje (Sars), një njësi speciale në Nigeri, e fajësuar nga grupet për të drejtat e njeriut për dhunën dhe torturat e ushtruar ndaj popullit.

Raportohet se një numër i madh protestuesish kundër brutalitetit të policisë janë qëlluar për vdekje në Lagos, qytetin më të madh të Nigerisë.

Një grup i vogël protestuesish u mblodhën të martën në sheshin Lekki, aty ku ndodhën edhe të shtënat, duke shkelur orarin e kufizuar të vendosur në Lagos dhe rajone të tjera, për shkak të pandemisë.

Dëshmitarët thanë se u vranë deri në 12 njerëz dhe të tjerë u plagosën kur ushtria hapi zjarr drejt tyre, por kjo e fundit hedh poshtë akuzat duke i cilësuar ato si “lajme të rreme”.

Një dëshmitar tha për BBC News se pak para orës lokale 19:00 ushtarët filluan t’u qëllonin protestuesve paqësorë.

"Ata po qëllonin dhe po përparonin drejt nesh. Ishte kaos. Dikush pranë meje u godit dhe vdiq në vend. Ky tmerr zgjati për rreth gjysmë ore dhe ushtarët po merrnin trupat e pajetë”, tha ai.

“Ushtarët kishin ndërtuar një barrikadë dhe ambulancat nuk mund të shkonin në zonën e protestës”, shton ai.

Për këtë ngjarje ka reaguar ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA, Hillary Clinton, ku në një postim në Tweeter i ka bërë thirrje Presidentit Nigerian dhe ushtrisë të ndalojnë vrasjen e protestuesve #EndSARS#.

Gjithashtu ka reaguar edhe kandidati për President të SHBA, Joe Biden, ka nxitur autoritetet nigeriane të ndalojnë sulmet e dhunshme ndaj protestuesve.

“SHBA mbështet popullin nigerian të cilët po demostyrojnë paqësisht reformën e policisë dhe kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit në demokracinë e tyre”, tha ai në një deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 100 të vdekur dhe dëme katastrofike, stuhia tropikale godet Vietnamin
Kapet sasi rekord KOKAINE në Paraguai, 2.3 TON vetëm në NJË konteiner por ka dhe 5 të pahapur »
Article Logic
Execution time: 0.013685941696167
array(1) { ["section"]=> string(89) "12-te-vdekur-dhe-shume-te-plagosur-ushtria-hap-zjarr-kunder-protestuesve-ne-nigeri-224586" }