12 ton drogë në Përmet, Hoxha: Pronarët janë nga kryeqyteti

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 09-04-2017 12 ton drogë në Përmet, Hoxha: Pronarët janë nga kryeqyteti

I ftuar në rubrikën “Opinon” në studion e lajmeve të “News24”, gazetari Artan Hoxha foli sot në lidhje me sasinë e madhe prej 12 tonësh të drogës së sekuestruar një ditë më parë në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.

Sipas Hoxhës, dyshohet të jenë grupe kriminale nga Tirana ato që e kanë fshehur kanabisin në magazinat e Përmetit nga trafikimi i së cilës do të mund të fitonin rreth 11-12 milionë euro.

Gazetari Artan Hoxha gjithashtu shpjegon se trafikantët kanë përdorur atë magazinë të ish-rezervave të shtetit për ta mbajtur drogën të thatë.

Droga e sekuestruar në Përmet

Artan Hoxha: Kjo bazë ndodhet në një degëzim që të çon në luginën e Frashërit. Është zonë me pak vëmendje policore dhe pa “të kaluar” me të dhëna kriminale. Dyshimi ka qenë që në atë zonë kanë vepruar grupe kriminale nga kryeqyteti. Nuk kemi të bëjmë me një grup që ka korruptuar vetëm disa banorë fshati. Në komunizëm kjo magazinë është përdorur për të mbajtur ushqime. Kur është fotografuar para 1 muaji kjo magazinë ka qenë e boshatisur. Nëse kjo sasi do të shitej do të shkonte në 11-12 mln euro. Është sukses i madh i policisë kapja e kësaj sasie që pritej të trafikohej. Trafikantët kanë menduar që ta magazinojnë sa të kalojë kjo periudha e tensionuar. E përdorën magazinën për ta mbajtur të thatë, pasi po u lagështua hashashi, trafikantët humbin miliona euro.

“Ngjarja u shoqërua me shkarkime”

Artan Hoxha: Në lidhje me ngjarjen dhe ndryshimin në Ministrinë e Brendshme, Xhafaj ka vendosur një mënyrë tjetër të funksionimi nga Tahiri. Ministri i ri ka dalë vetëm një herë në televizion, pra ka mënyrë ndryshe të funksionuari. Do kemi Policinë e Shtetit që komunikon dhe jo Ministrin. Dhe unë uroj që këtë ta bëjë policia. Ministri i ri ka deklaruar se ka nisur “aksioni” që çdo drejtues policie që është i lidhur me aktivitetet të paligjshme të hetohet, pra do bëhet një lloj Vettingu në polici. Xhafa ka kërkuar të gjitha dosjet për çdo drejtor policie.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02652907371521
array(1) { ["section"]=> string(63) "12-ton-droge-ne-permet-hoxha-pronaret-jane-nga-kryeqyteti-74623" }