12 vjeçari rrëshket mbi pikturën 1.5 milionë dollarë, dhe pa dashje, bën një vrimë të madhe në të

Publikuar tek: bota, më 19:11 25-08-2015

Një djalë 12 vjecar tajvanez u vu në qendër të vëmendjes së medias ndërkombëtare kur gjatë një vizite në Leonardo da Vinci shoë në Taipei, u rrëzua dhe bëri një vrimë të madhe mbi një pikturë që kushton plot 1.5 milionë dollar.

“Djali ndoshta ishte shumë i vëmendshëm për të dëgjuar se çpo thoshte guida, dhe papritmas humbi ekuilibrin” thotë Sun Chi Hsuan, një nga organizatorët e ekspozitës. Incidenti ndodhi në qendrën e artit të Taipeit dhe u kap edhe nga kamerat brenda galerisë.

“Lulet” e shekullit të 17-të nga artisti Italian i stilit Baroque Paolo Porpora ishte një ndër 55 punimet që ishin ekspozuar aty. Sun thotë se kostot e restaurimit të pikturës do ti paguajnë siguracionet, duke nënkuptuar se djali dhe familja e tij nuk do të kenë detyrime. “Po mendoj të thërras djalin që të vijë një ditë si vullnetar në ekspozitë për një ditë” thotë Sun, “si një ndëshkim për të”.

Piktura do të restaurohet nga ekspertët në Taipei. “

“Kur i thashë kuratorit se cfarë kishte ndodhur, ai ishte kaq i shokuar sa për tre minuta nuk mundi të marrë frymë e të thotë një fjalë. Por gjithashtu ishte i shqetësuar nëse djali e familja e tij do të viheshin nën presion” thotë organizatorja. Përpara se të hapej ekspozita, Sun tha se kuratori i lejoi organizatorët që të kishin një aprovim special për tu afruar te pikturat e ekspozuara.

Që kur u mor vesh për aksidentin, numri i vizitorëve në ekspozitë u rrit ndjeshëm por zona e mbrojtur në secilën pikturë është larguar akoma më shumë për të parandaluar incidente të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02606201171875
array(1) { ["section"]=> string(101) "12-vjecari-rreshket-mbi-pikturen-1-5-milione-dollare-dhe-pa-dashje-ben-nje-vrime-te-madhe-ne-te-19158" }