12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, askush nuk dëgjon Presidentin kur flet: Salla gumëzhin nga muhabeti, pjatat dhe gotat kërcasin live (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 19:15 13-02-2020 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, askush nuk dëgjon Presidentin kur flet: Salla gumëzhin nga muhabeti, pjatat dhe gotat kërcasin live (VIDEO) Presidenti Meta duke folur ne ceremonine e 12 vjetorit te Pavaresise se Kosoves

Presidenti Ilir Meta është duke folur në këto momente nga ceremonia që po zhvillohet në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, për 12 vjetorin e Pavarësisë.

Mirëpo ajo që bie në sy teksa Meta flet është salla që gumëzhin nga muhabetet e të ftuarve, të cilët vetëm te Presidenti nuk e kanë mendjen. Ky është një rast i turpshëm që nuk është pritur mirë as nga vetë Meta që herë pas herë ka ngritur zërin për të tërhequr vëmendjen.

Por asnjë nga të pranishmit nuk e ka prishur terezinë, ndërsa në pamjet live që kanë transmetuar televizionet dhe vetë Presidenti Meta, audio e pjatave dhe gotave që kërcasin e bën gati të pamundur kuptimin e asaj që Meta thotë.

Shqetësimi i Metës nga mungesa e respektit ndaj tij u duk dhe në mbyllje të fjalës përshëndetëse. Mimika dhe fytyra e vrenjtur e Presidentit tregonte shumë për aktin e turpshëm të të ftuarve.

Video: Presidenti Meta duke folur ne ceremonine e 12 vjetorit te Pavaresise se Kosoves

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007188081741333
array(1) { ["section"]=> string(145) "12-vjetori-i-pavaresise-se-kosoves-askush-nuk-degjon-presidentin-kur-flet-salla-gumezhin-nga-muhabeti-pjatat-dhe-gotat-kercasin-live-video-195105" }