12 vjetori i pavarësisë/ Urimi special i Abu Dhabit, Ankarasë e Stambollit, sheshi dhe urat gjigande të veshura me flamurin kosovar

Publikuar tek: bota, më 10:56 18-02-2020 12 vjetori i pavarësisë/ Urimi special i Abu Dhabit, Ankarasë e Stambollit, sheshi dhe urat gjigande të veshura me flamurin kosovar

Ditën e djeshme Kosova ka festuar 12 vjetorin e pavarësisë.

Një urim special për të ka ardhur nga kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Në një foto të shkrepur në sheshin kryesor të Abu Dhabit shihet flamuri kosovar i cili është shfaqur në mënyrë vizuale.

Jo vetëm Abu Dhabi por edhe Ankaraja e Stambolli e kanë uruar Kosovën duke veshur me ngjyrat e saj dy urat gjigante. Ndërsa kulla e Ankarasë ka shkëlqyer me ngjyra të flamurit kosovar. 

Dje e gjithë Kosova ka qenë e gjitha në festë. Urimet speciale nuk ka munguar edhe mes zyrtarëve të lartë të saj. Një prej tyre ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti i cili ka uruar përmes një videomesazhi ku u shpreh se Kosova nuk është në ditët e saj më të mira por që do të punohet për të arritur qëllimet dhe dëshirat e popullit, duke shtuar se është koha për të marrë vendime e për t’u bërë ballë vështirësive.

abu-dabi-per-kosoven_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065240859985352
array(1) { ["section"]=> string(135) "12-vjetori-i-pavaresise-urimi-special-i-abu-dhabit-ankarase-e-stambollit-sheshi-dhe-urat-gjigande-te-veshura-me-flamurin-kosovar-195599" }