Komisioni i Ekonomisë ka vendosur pro shkarkimit nga detyra të Arben Malajt, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Mësohet se Komisioni Ekonomisë ka arritur në këtë vendim duke votuar me 12 vota pro.
Votimi u shoqërua edhe me debate të forta, ku Malaj u përplas me Arben Ahmetaj dhe i kujtoi këtij të fundit se dikur ai e mësoi të jetë i dobishëm për Shqipërinë.
Sakaq, ish-ministri i Financës ka treguar se familja e tij është kërcënuar dhe është detyruar të largohet drejt Amerikës.
Në fund të mbledhjes, Malaj ka falenderuar edhe socialistët , të cilët sipas tij kanë qendruar kokëulur dhe nuk kanë guxuar të shprehin mendimin e tyre.