13 mjekë dhe infermierë me Covid, reagon Spahia: Stafi mjekësor në mëshirë të fatit, ja si rrezikojnë dhe familjarët (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:24 27-05-2020 13 mjekë dhe infermierë me Covid, reagon Spahia: Stafi mjekësor në mëshirë të fatit, ja si rrezikojnë dhe familjarët (E PLOTË) Ilustruese

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pasi  sot u raportua se janë infektuar me Cvoid 13 mjekë dhe infermierë.

Spahia ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij ka dështuar pasi nuk mendon as për personelin mjekësor. "Deshtimi i pushtetit qe nuk mendon as per personelin mjekesor”, kështu e nis ish-deputeti komentin e tij në facebook ndërsa shton se “13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre”.

Postimi i Bardh Spahisë: DESHTIMI I PUSHTETIT QE NUK MENDON AS PER PERSONELIN MJEKESOR

21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.

13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre. E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.

Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096831321716309
array(1) { ["section"]=> string(128) "13-mjeke-dhe-infermiere-me-covid-reagon-spahia-stafi-mjekesor-ne-meshire-te-fatit-ja-si-rrezikojne-dhe-familjaret-e-plote-208003" }