13 projektet prioritare në Shqipëri, “Rruga e Arbrit” mban koston më të lartë

Publikuar tek: ekonomi, më 23:12 28-11-2016 13 projektet prioritare në Shqipëri, “Rruga e Arbrit” mban koston më të lartë

Vepra me koston më të lartë e përzgjedhur si prioritare në fushën e transportit është rruga e Arbrit. Aksi që lidh Tiranën me Dibrën ka një kosto të përllogaritur prej 205 milionë euro dhe aktualisht është e pa buxhetuar.

 

Lista me 13 projektet e përzgjedhura si prioritare nga Komiteti i Planifikimit Strategjik pasohet nga ndërtimi i rrugës Fushë Krujë-Shkodër, e cila kushton 202.5 milionë euro. Kjo rrugë është pjesë e aksit veri-jug, ose Korridorit Adriatiko-Jonian. Aktualisht ajo është me dy korsi dhe sipas projektit do të zgjerohet edhe me dy korsi të tjera për të përballuar fluksin e trafikut. 

Projekti i tretë më i madh është në fushën e hekurudhave. Bëhet fjalë për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, e cila ka një kosto totale prej 175.8 milionë euro. 

Hekurudhat janë një nga sektorët më të nënfinancuar në Shqipëri. Por në strategjinë e transportit, nga 13 projekte prioritare, 4 prej tyre i përkasin rrjetit hekurudhor dhe kanë një kosto totale prej 560 milionë euro. 

Ato janë ndërtimi i hekurudhave të reja Tiranë-Rinas dhe Korçë-Pogradec-kufiri me Greqinë, si dhe rehabilitimi i dy linjave ekzistuese Durrës-Tiranë dhe Durrës-Pogradec-Lin. Më pas, në listë renditen rruga Thuman-Kashar-Vorë, ajo e lumit të Vlorës dhe by pass-it të Tepelenës, Lezhës dhe Tiranës. 

Në total këto vepra kanë një kosto prej 1.6 miliard euro, por nga 13 projekte vetëm gjysma e tyre është pjesë e programit buxhetor afatmesëm, pra në rrugë financimi. Të tjerat mbeten në pritje. /TCH

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009868860244751
array(1) { ["section"]=> string(80) "13-projektet-prioritare-ne-shqiperi-rruga-e-arbrit-mban-koston-me-te-larte-60974" }