13 të plagosur, 10 policë dhe tre protestues, Ministria e Shëndetësisë: Të gjithë nga fishekzjarret

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 02-06-2019 13 të plagosur, 10 policë dhe tre protestues, Ministria e Shëndetësisë: Të gjithë nga fishekzjarret Godina e Ministrise se Shendetesise

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sërish, kësaj rradhe në lidhje me numrin e policëve dhe protestuesve të plagosur në protestë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 13 të lënduar në protestë, mes tyre 10 policë dhe tre protestues, kanë marrë ndihmën mjekësore në kohën e duhur.

Arsyeja e lëndimeve në shkallë të ndryshme të policëve dhe protestuesve, kanë qenë goditjet nga lëndët e ndryshme piroteknike.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së sotme.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar në protestë morën ndihmën mjekësore në kohë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë.

Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'.

Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01829195022583
array(1) { ["section"]=> string(103) "13-te-plagosur-10-police-dhe-tre-protestues-ministria-e-shendetesise-te-gjithe-nga-fishekzjarret-166711" }