13 tetori, Endrit Braimllari i LSI: KQZ po pengon partitë të regjistrohen në zgjedhje, në shtator do zbulojmë aksionin opozitar

Publikuar tek: politike, më 22:09 14-08-2019 13 tetori, Endrit Braimllari i LSI: KQZ po pengon partitë të regjistrohen në zgjedhje, në shtator do zbulojmë aksionin opozitar Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari shprehet se 13 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale pasi kjo është një datë kushtetuese.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, Braimllari tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po pengon partitë të regjistrohen në zgjedhje, duke paralajmëruar anëtarët e saj se përgjegjësia penale do të jetë e rëndë.

'Ne kemi një datë kushtetuese që është 13 tetori. Unë vazhdoj të mendoj dhe kam bindjen se në 13 tetor do jenë zgjedhjet lokale dhe KQZ do reflektojë. Sepse përgjegjësia penale mbi këta 4 persona që janë pjesë e KQZ do të jetë mjaft e rëndë. Po pengojnë jo vetëm të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, të drejtën për të regjistruar partitë politike, por po shkatërrojnë demokracinë në vend. Opozita ka të qartë agjendën e saj dhe agjenda e opozitës do të jetë e qartë për opinionin publik javët e para të muajit shtator', u shpreh Endrit Braimllari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071310997009277
array(1) { ["section"]=> string(131) "13-tetori-endrit-braimllari-i-lsi-kqz-po-pengon-partite-te-regjistrohen-ne-zgjedhje-ne-shtator-do-zbulojme-aksionin-opozitar-175359" }