13 vetë nën 40 vjeç: Ja kush janë MILIARDERËT e rinj sipas revistës Forbes, kush ka biznes online i ecën shumë mirë

Publikuar tek: bota, më 17:44 15-10-2019 13 vetë nën 40 vjeç: Ja kush janë MILIARDERËT e rinj sipas revistës Forbes, kush ka biznes online i ecën shumë mirë Miliarderet e rinj sipas revistes Forbes

Prej dekadash diçka është shumë e qartë: Nëse je i ri dhe do të vësh pasuri, fillo një biznes online, shkruan Forbes.

13 anëtarë të listës prej 400 vetësh nga më të pasurit në Amerikë, janë nën moshën 40 vjeç.

4 prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive që posedojnë. 9 të tjerë kanë hapur kompani që operojnë në aktivitete transformuese digjitale si ajo sesi të komunikojmë me miqtë apo si të blejmë një makinë të përdorur.

Më i pasuri nën 40 vjeç, është 35 vjeçari CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit u rrit me 8.6 miliardë dollar në 69.6 miliardë këtë vit. Kjo edhe pasi Facebook mori një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh nga Komisioni Federal i Tregtisë së SHBA në 24 korrik të këtij viti për shkak të trajtimit të të dhënave personale. Në të njëjtën ditë, Facebook raportoi rezultatet e katërmujorit të dytë duke treguar se të ardhurat u rritën me 28 përqind.

Dy të tjerë të shëndetshëm lidhur me facebook janë gjithashtu në listën e Forbes: bashkëthemeluesi Dustin Moskovitz, i lindur tetë ditë pas Zuckerberg dhe 29 vjeçari Sean Parker, që në moshën 24 vjecare u bë presidenti themelues i Facebook. Veçse Parker iku shpejt pas një përplasjeje me investitorët dhe më vonë u bë i vlefshëm në social media.

I ri në listën e të 400 më të pasurve është edhe 37 vjeçari Ernest Garcia III, bashkëthemelues i sitit e-commerce Carvana. Në vitin 2012, ai pati idenë që të shiste makina online, por shefi i tij, babai i tij Ernesti II, kishte dyshime.

‘Nuk isha i sigurt nëse njerëzit do të blinin një makinë të përdorur online pa e parë fare atë, tha Ernest II. The Garcias kishin një pikë shitjesh makinash nga Atlanta në Albuquerque.

Ernest III e parakaloi babain e tij dhe sot ‘Carvana’ është në treg me afro 2 miliardë dollarë në biznesin e shitjeve. Stoku është dyfishuar që nga janari. Ernesti III është President, CEO, ndërkohë që i ati është aksioneri më i madh.

Një tjetër trio, nën 40 vjeç, janë themeluesit e Airbnb, Nathan Blecharczyk, Brian Chesky dhe Joe Gebbia të cilët në përfshihen në listën e Forbes për të pestën herë. Vlera e kompanisë së tyre shkon 35 miliardë dollarë këtë vit.

Në listë këtë vit është sërish edhe 37 vjeçarja Lynsi Snyder, presidente e rrjetit të hamburgerave In-N-Out. Vajza më e re në listën e Forbes ka një rol aktiv në kompani. Që nga vdekja e të atit dhe xhaxhait, ajo ka shpërndarë rrjetin e saj të hamburgerave në Kaliforni, Texas dhe Oregon.

dddddddddd.jpg

eeeeeeeeeee.jpg

aaaaaaaaaaaaaa.jpg

mark.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029376029968262
array(1) { ["section"]=> string(120) "13-vete-nen-40-vjec-ja-kush-jane-miliarderet-e-rinj-sipas-revistes-forbes-kush-ka-biznes-online-i-ecen-shume-mire-182179" }