13 vite nga vdekja e aktorit të madh, ndahet nga jeta bashkëshortja e Sulejman Pitarkës (HISTORIA E DASHURISË SË ÇIFTIT)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:52 06-06-2020 13 vite nga vdekja e aktorit të madh, ndahet nga jeta bashkëshortja e Sulejman Pitarkës (HISTORIA E DASHURISË SË ÇIFTIT) Meri dhe Sulejman Pitarka

Ditën e sotme është ndarë nga jeta bashkëshortja e aktorit të madh shqiptar Sulejman Pitarkës, Meri Pitarka.

Lajmin e ka dhënë profesori Përparim Kabo, i cili ka treguar edhe bisedën e fundit me të, ku fliste për bashkëshortin e ndjerë.

Ai ka rrëfyer se çifti janë njohur në bankë dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë, duke shijuar çdo sukses në kinematografi të Pitarkës.

Meri dhe Sulejmani kanë lënë pas dy djem, Arbenin dhe Rubinin, që aktualisht jetojnë në SHBA

‘Ajo shtepi tani hesht, hesht perfundimisht, zonja Meri Pitarka nuk eshte me...u nis per te i shoqi Sulejman Pitarka...Kur e vizitova per here te fundit ajo perlotej sa here fliste per Sulen dhe me tregonte me aq ndjeshmeri per cdo episod apo ngjarje te jetes se tyre per sakrificat madje edhe per orendite fotot dhe cfare perdorte Sula i madh...deri te bastuni apo kapelja e tij. Pra ajo shtepi ishte per shume kohe muzeumi Sulejman Pitarka dhe Meri gruaja e tij e mire qe bente rojen dhe i sherbente kujtimeve...Tani edhe ajo u nis ne qiell te i shoqi...Ai e njohu kur ishte shume e re...punonte ne banke...sepse edhe Sula e nisi si ekonomist...u dashuruan dhe krijuan familjen, sollen ne jete dy djeme qe prej vitesh jetojne ne ShBA..Lamtumire zonja Meri Budina Pitarka...te fala Sules...

Nuk e di cfare do ndodhi me gjithcka ka mbetur ne ate shtepi ku jetojne tashme te heshtura gjithcka lidhet me artistin e madh Sulejman Pitarka...Ndoshta Muzeum...ndoshta sepse ketu te ne edhe muzeumet jane me preferenca...’, shkruan Kabo.

Kujtojmë që Sulejman Pitarka u nda nga jeta 13 vite më parë në moshën 83-vjeçare Sulejman Pitarka, një ndër aktorët më të suksesshëm të teatrit dhe kinematografisë. Protagonist i mbi 70 roleve në teatër dhe rreth 20 roleve në kinematografi. Ai kujtohet nga publiku për secilin nga këto role, të vlerësuara nga kritikët si mjaft realiste. Në historinë e dramaturgjisë shqiptare Sulejman Pitarka zë një vend të spikatur si dramaturg dhe pedagog i aktrimit i shkollës shqiptare pranë Akademisë së Arteve.

103067074_287821082389050_7165229197311772508_n.jpg16508046_10210650222765224_326247439538779003_n-640x360.jpgBashkim_and_Sula.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008516788482666
array(1) { ["section"]=> string(124) "13-vite-nga-vdekja-e-aktorit-te-madh-ndahet-nga-jeta-bashkeshortja-e-sulejman-pitarkes-historia-e-dashurise-se-ciftit-209262" }