13-vjeçari me koronavirus vdes i vetëm në spital, nuk kishte probleme të tjera shëndetësore

Publikuar tek: bota, më 20:30 31-03-2020 13-vjeçari me koronavirus vdes i vetëm në spital, nuk kishte probleme të tjera shëndetësore Foto ilustruese

Viktima në moshë më të re nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është një djalë 13-vjeçar.

Ismail Mohamed Abdulwahab ndërroi jetë i vetëm, për shkak të infeksionit tepër agresiv nga koronavirusi.

Mediat britanike raportojnë se 13-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin Kings College, nuk kishte asnjë problem të mëparshëm shëndetësor.

“Ai u vendos në ventilatorë, pastaj u vendos në gjendje kome, por fatkeqësisht ndërroi jetë këtë mëngjes. Nuk kishte asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Jemi të shkatërruar”, tha për mediat britanike një i afërm i 13-vjeçarit.

Mjekët thanë se trupi i 13-vjeçarit nuk ka dalë ende nga morgu, pasi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin më të qartë të shkaqeve të vdekjes. Kjo për shkak se ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por ishte në moshë tepër të re dhe nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore.

Kryesisht koronavirusi shkakton komplikacione te moshat e treta me probleme shëndetësore shoqëruese, apo imunitet të dobët duke rezultuar fatal në shumë raste. Por vdekjet në moshë kaq të re janë të rralla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010941028594971
array(1) { ["section"]=> string(97) "13-vjecari-me-koronavirus-vdes-i-vetem-ne-spital-nuk-kishte-probleme-te-tjera-shendetesore-200834" }