13-vjeçari me inicialet K.C është kapur nga policia e Tiranës pasi qëlloi me automatik në ajër.
Minoreni ka shtënë me automatik në ajër në zonën e Alliasit ndërsa policia raporton se ai është një fëmijë problematik dhe është ndaluar disa herë nga policia.
Policia i ka sekuestruar automatikun dhe krëhërin me 30 fishekë. Ndërkaq ndaj 13 vjeçarit ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë.