14 dhe 15 vjeç, dy të miturit qëllojnë për vdekje me thike 42 vjeçarin që iu shiste drogë: Na futi në varësinë e saj

Publikuar tek: bota, më 11:31 30-11-2020 14 dhe 15 vjeç, dy të miturit qëllojnë për vdekje me thike 42 vjeçarin që iu shiste drogë: Na futi në varësinë e saj Skena e krimit dhe viktima Cristian Sebastiano

Dy të rinj, 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Itali dhe akuzohen se kanë qëlluar për vdekje me thikë 42 vjeçarin Cristian Sebastiano, dje në Monza, pranë Milanos.

Një nga të miturit u ka thënë hetuesve se ai e kishte plagosur Sebastianon "për ta ndëshkuar atë për tërheqjen time drejt varësisë nga droga". Pavarësisht deklaratës së tij, hetuesit thonë se motivi aktualisht është duke u shqyrtuar.

Ata dyshojnë se dy të rinjtë kanë plagosur me thikë 42 vjeçarin i cili më pas ndërroi jetë, për para ose për ndonjë “qejfmbetje” në shitjen e drogës. Ata përballen me akuzën për vrasje me paramendim.

Kanë qenë vetë dy të miturit që kanë pranuar krimin në orët e para të mëngjesit tëë sotëm, ndërsa thika e përdorur në vrasje është gjetur në shtëpinë e njërit prej tyre. Në të dy shtëpitë e tyre, u gjetën gjithashtu rrobat e veshura gjatë plagosjes së 42 vjeçarit, disa prej të cilave ishin ende të lyera me gjak dhe të vendosura në lavatriçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joe Biden u dërgua në spital me urgjencë pas incidentit, Donald Trump i uron shërim të shpejtë
Italia ofron një tjetër paketë ndihme financiare, 8 miliardë euro për bizneset dhe 1 mijë euro për punonjësit në disa sektorë të prekur nga Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.012276172637939
array(1) { ["section"]=> string(121) "14-dhe-15-vjec-dy-te-miturit-qellojne-per-vdekje-me-thike-42-vjecarin-qe-iu-shiste-droge-na-futi-ne-varesine-e-saj-229622" }