14 operacione të çuara dëm, Ministria e Brendshme deklaratë për Klement Balilin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 15-01-2019 14 operacione të çuara dëm, Ministria e Brendshme deklaratë për Klement Balilin Sander Lleshaj

14 operacione nga Policia e Shtetit dhe shumë kosto financiare nga buxheti i shtetit për kapjen e Klement Balilit kanë dështuar.

Dhe pikërisht tani, kur policia nuk po arrinte të finalizonte arrestimin e tij, Klement Balili i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka vendosur të vetëdorëzohet.

Balili është shoqëruar në policinë e Tiranës nga nipi i tij Rigels Balili, njëherazi kryebashkiak i Delvinës.

Sakaq, ministria e Brendshme ka njoftuar për një deklaratë për shtyp lidhur me vetëdorëzimin e Balilit, pas pak në orën 12:00.

Kujtojmë se vazhdimisht ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Balilit duke e cilësuar një “Peshk të Madh” e mesa duket “peshku” aq shumë i kërkuar, ka vendosur të bjerë vetë “në rrjetë”.

Klement Balili, emri më i kërkuar nga policia e shtetit që nga dhjetori 2016 është akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në momentin që u shpall në kërkim, Balili, atë kohë 43 vjeçar (sot në moshën 46 vjeçare), ishte drejtor i transporteve në qytetin e Sarandës. Ai së bashku me familjarët e vet ka në pronësi disa biznese ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh ai besohet se ishte fshehur në Shqipëri, dhe nuk ka dalë asnjëherë nga Shqipëria. Operacioni i fundit për kapjen e tij ka ndodhur në tetorin e vitit 2018 por pa rezultat.

Duket se sa i përket përpjekjeve të policisë, ato kanë qenë gjithmonë të dështuara. Por sic duket për momentin Klement Balili, ka vendosur të vetëdorëzohet duke qenë se prej shumë kohësh ka jetuar në arrati./ newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhja e Kryesisë, PD mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar
EKSKLUZIVE/ KRIMET E RËNDA s’humbasin kohë me Balilin, e dërgojnë për gjykim! 30 fashikuj dhe 4 AKUZA për Eskobarin e Ballkanit »
Article Logic
Execution time: 0.013800859451294
array(1) { ["section"]=> string(85) "14-operacione-te-cuara-dem-ministria-e-brendshme-deklarate-per-klement-balilin-148865" }