14 orë nën rrënojat e tërmetit në Itali, nxirren të gjallë edhe dy fëmijë të tjerë

Publikuar tek: rajon, më 11:24 22-08-2017 14 orë nën rrënojat e tërmetit në Itali, nxirren të gjallë edhe dy fëmijë të tjerë

Mrekullitë vazhdojnë të befasojnë ekipet e shpëtimit dhe banorët e Italisë, pasi deri tani janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat disa persona, mes tyre tre fëmijë të vegjël.

Pas 14 orësh nën rrënojat e banesave të shembura nga tërmeti me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter që shkundi mbrëmë qytetin e Napolin dhe ishullin historik Ischia, ekipet e shpëtimin kanë nxjerrë të gjallë, shëndosh e mirë edhe dy fëmijë të tjerë.

Më herët e gjallë u nxorr edhe një foshnje 7-muajshe. Nga lëkundjet sizmike u plagosën 39 persona, ndërsa dy gra kanë humbur jetën.

Natën e mbrëmshme banorët kanë fjetur jashtë, nga frika e lëkundjeve të tjera.  

 

C_2_fotogallery_3081878_10_image.jpeg

C_2_fotogallery_3081878_8_image.jpeg

 

C_2_fotogallery_3081878_3_image.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079340934753418
array(1) { ["section"]=> string(87) "14-ore-nen-rrenojat-e-termetit-ne-itali-nxirren-te-gjalle-edhe-dy-femije-te-tjere-89808" }