14 parcela me 828 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”, janë zbuluar nga policia në fshatin Mallkeq të Vlorës.
Sipas policisë, bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur “Korija e Madhe” dhe lartësia e tyre varionte nga 40 – 170 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Megjithatë mbeten mister identitetet e autorëve. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.