14 vite në koma, por ai dëgjonte gjithçka, edhe atë që i tha e ëma dhe i mbeti peng (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:43 08-06-2017 14 vite në koma, por ai dëgjonte gjithçka, edhe atë që i tha e ëma dhe i mbeti peng (Video)

Martin Pistorius ishte vetëm 12 vjeç kur një ditë u kthye nga shkolla dhe nisi të ndjejë efektet e një sëmundje misterioze që e la të paralizuar për 14 vjet.

Martin u dërgua menjëherë në spital ku mjekët e vendosën nën kujdesin e aparaturave mjekësore. Ata thanë se Martini kishte rënë në koma, dhe ishte i pavetëdijshëm për botën përreth tij, raporton Newsbomb.al.

Por rezultoi e kundërta, kur Martin u zgjua, ai tha se kishte dëgjuar çdo gjë, edhe nënën e tij që hjë herë i kishte thënë “Shpresoj të vdesësh”.

“Për shumë vite isha si një fantazëm, isha aty. Por nuk mund të flisja, nuk mund të lëvizja por mund të dëgjoja dhe të shikoja çdo gjë. Isha i padukshëm”, tregon ai.

Papritmas pas 14 vjetësh, Martin u çlirua nga kjo gjendje misterioze, por edhe pse ende kë karige, ai mund të komunikojë me anë të një kompjuteri që thotë me zë ato që ai shkruan.

“Trajtojeni çdonjë me mirësi, pasion dhe dinjitet, pavarësisht nëse ti mendon se ata kuptojnë apo jo”.

“Asnjëherë mos e nënvleftësoni fuqinë e mendjes, rëndësinë e dashurisë dhe besimit, dhe asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari”, ky është mesazhi që Martin i jep sot botës. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098819732666016
array(1) { ["section"]=> string(93) "14-vite-ne-koma-por-ai-degjonte-gjithcka-edhe-ate-qe-i-tha-e-ema-dhe-i-mbeti-peng-video-81777" }