Vajza e vogël e familjes Kajtazi nuk do të kthehet në shtëpinë e saj. Sipas policisë 14 vjeçarja K. Kajtazi është shprehur se ka frikë të kthehet në shtëpi.
Gjykata vendosi sot masën e arrestit me burg për motrën e saj, 18 vjeçaren Orialda kajtazi, e cila u nda mes lotësh në sallën e gjyqit. 14 vjeçarja ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa policia e Durrësit po kontakton me një qendër sociale në Tiranë për të mundësuar strehimin e saj.