Gjykata në Bruklin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënon me 14 vjet burg një ish-polic shqiptar.
Bëhet fjalë për Besnik Llakatura 38 vjeç, i cili ka shërbyer si polic në SHBA. Llakatura ishte anëtarë i bandës së shqiptarit tjetër Redinel Dervishaj.
Ish-polici Besnik Llakatura bashkë me Dervishajn shantazhonin biznesmenë, duke i detyruar të paguanin shuma të mëdha dollarësh. Në dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Ai tha para hetuesve se drejtuesi i grupit kriminal, Redinel Dervishaj ishte një person i rrezikshëm dhe kishte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.
"Në shkelje flagrante të detyrimit të tij të detyruar për të shërbyer dhe për të mbrojtur komunitetin, ish-oficeri i policisë Llatatura, së bashku me partnerët e tij kriminelë, përdorën frikën, kërcënimet dhe kërcënimet e dhunës për të kërkuar pagesë nga biznesmenët , thuhej në akuzën për Llakutajn.
Ndërsa Dervishaj, marsin e kaluar, pas një gjyqi federal, u dënua me 57 vjet burg.