15 adoleshentë përfundojnë në spital, kryen marrëdhënie seksuale me gomaricën e infektuar nga tërbimi

Publikuar tek: bota, më 19:30 16-08-2017 15 adoleshentë përfundojnë në spital, kryen marrëdhënie seksuale me gomaricën e infektuar nga tërbimi

Autoritetet mjekësore dhe veterinare marokene dhanë alarmin për rrezikun e një epidemie tërbimi.

Në qytezën Sidi Al Kamel të paktën 15 adoleshentë kishin kryer marëdhënie seksuale në grup me një gomaricë.

Për fatin e keq të adoleshentëve gomarica rezultoi e infektuar nga tërbimi. Veterineri lokal urdhëroi policinë ta vriste menjëherë gomaricën, që ishte shndërruar në rrezik për shëndetin e banorëve.

Problemi u zgjidh kollaj me gomaricën duke e vrarë dhe djegur kërmën, për të luftuar përhapjen e sëmundjes së tërbimit.

Me adoleshentët qeflij problemi ishte shumë më i vështirë. 15 adoleshentët u shtruan në Spitalin Mechra Beliksir Hospital, ku jo vetëm u vaksinuan kundër tërbimit, por për të evituar cdo të papritur do të qëndrojnë 1 javë derisa të plotësohet cikli i inkubimit të virusit të sëmundjes së tërbimit.

Besohet se edhe adoleshentë të tjerë kanë pasur kontakte seksuale me gomaricën e infektuar, por familjarët e tyre nga turpi i kanë dërguar në spitalet e qyteteve Fez dhe Rabat për të mos u dalë nami i keq këtyre djelmoshave qeflinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007328987121582
array(1) { ["section"]=> string(106) "15-adoleshente-perfundojne-ne-spital-kryen-marredhenie-seksuale-me-gomaricen-e-infektuar-nga-terbimi-89293" }