15 korrik 2020/ 105 vjet nga ndarja nga jeta e veprimtarit të shquar Çerçiz Topulli

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:38 15-07-2020 15 korrik 2020/ 105 vjet nga ndarja nga jeta e veprimtarit të shquar Çerçiz Topulli Foto AQSH: Çerçiz Topulli

Si sot, 105 vjet më parë u nda jeta atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli. Ai lindi në qytetin e Gjirokastrës, ku mori mësimet e para dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’.

Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.

Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’, boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. U pushkatua më 15 korrik në Shkodër nga forcat malazeze.

Foto AQSH: Çerçiz Topulli
110201641_3243387209038510_552063698479446909_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0058960914611816
array(1) { ["section"]=> string(89) "15-korrik-2020-105-vjet-nga-ndarja-nga-jeta-e-veprimtarit-te-shquar-cerciz-topulli-213881" }