“15 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit”, reagon "Albpetrol" pas raportit të KLSH

Publikuar tek: ekonomi, më 14:50 19-02-2017 “15 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit”, reagon

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditim në Albpetrol SHA për periudhën 01.07.2015 deri 30.09.2016. Nga auditimi i KLSH rezulton se Albpetrol SHA ka shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 15,108,418 mijë lekë dhe një efekt financiar negativ në vlerën 3,010,832 mijë lekë.

Menjëherë pas publikimit të raportit ka reaguar Albpetrol duke e quajtur një sulm dashakëq me motive personale i urdhëruar nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Reagimi i Albpetrol

Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Kontrolli i Lartë i shtetit për një audit të zhvilluar në shoqërinë Albpetrol sh.a dëshirojmë t’ju sqarojmë si më poshtë:

Raporti i publikuar nga KLSH është një sulm dashakeq me motive personale i urdhëruar nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj kundrejt Albpetrol sh.a. Ky nuk është rasti i parë që ky institucion vepron në këtë mënyrë në dëm të Albpetrol sh.a.

Në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe, KLSH ka keqinterpretuar të dhënat dhe faktet e gjetura. Për të ilustruar këtë mjafton të përmendet fakti që KLSH ka marrë gjetje e auditeve që vete Albpetrol apo AKBN kanë ushtruar në kompanitë e marrëveshjeve hidrokarbure si “Bankers Petroleum” apo “Stream Oil and Gas” (tashmë Transatlantik) etj dhe i ka pasqyruar në mënyrë absurde si dëm ekonomik në Albpetrol.

Theksojmë edhe një herë se për këto gjetje të bëra nga vetë Albpetrol apo AKBN, të cilat i përkasin periudhës 2011-2013, shoqëria jonë është në një proces arbitrazhi me Bankers Petroleum, ndërsa për Transatlantik është marrë masa e prishjes së marrëveshjes dhe rimarrja e dy vendburimeve.  

Albpetrol sh.a është një shoqëri tregtare dhe jo institucion publik që mbledh detyrimet e këtyre kompanive. Këto detyrime mblidhen forcërisht nga organet e Tatim-Taksave, nëse pretendimet e Albpetrol dhe AKNB gjykohen të drejta nga këto organe. Për më tepër, siç theksuam edhe më sipër, çështjet në fjalë po gjykohen prej më se një viti në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe është kjo gjykate që jep vendimin final dhe jo KLSH.

Gjithashtu, në mënyrë absurde dhe në kundërshtim me çdo standard kontabiliteti dhe auditimi, KLSH i konsideron detyrimet apo shpenzimet e shoqërive të treta si dëm ekonomik i shkaktuar nga Albpetrol. Këto “gabime” elementare ne mund t’i interpretojmë vetëm si keqdashje të drejtuesve të KLSH pasi nuk mund të besojmë në asnjë mënyrë që audituesit e KLSH, me përvojën dhe eksperiencën që kanë, të bëjnë gabime kaq elementare.

Rast konkret është detyrimi që ARMO ka ndaj Albpetrol sh.a me vlerë rreth 50 milionë USD. Ky borxh është krijuar para vitit 2013 dhe gjatë dy viteve të fundit Albpetrol ka përfunduar proceset gjyqësore dhe ka angazhuar Përmbaruesit Gjyqësorë për ta ekzekutuar forcërisht detyrimin. Në mënyrë të palogjikshme KLSH e përfshin këtë shumë si dëm ekonomik çdo vit që kryen auditime duke sjellë për pasojë një raportim fiktiv në Kuvendin e RSH.

Keqdashja e KLSH bëhet edhe më e qartë kur pagesat e kryera nga Albpetrol për transportin e punonjësve i konsideron si dem ekonomik, ndonëse ky shërbim i ofrohet punonjësve të shoqërisë prej më shumë se 50 vitesh.

Për këto arsye Albpetrol sh,a do t’i drejtohet në ditët në vijim Gjykatës Kompetente Administrative ku do të kërkojmë fshirjen e këtyre pjesëve  nga Raporti i KLSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.071024894714355
array(1) { ["section"]=> string(98) "15-miliarde-leke-dem-ekonomik-ndaj-buxhetit-te-shtetit-reagon-albpetrol-pas-raportit-te-klsh-69220" }