15 organizata ndërkombëtare thirrje parlamentit shqiptar: REFUZONI ligjin për mediat online

Publikuar tek: politike, më 17:30 22-11-2019 15 organizata ndërkombëtare thirrje parlamentit shqiptar: REFUZONI ligjin për mediat online Mbledhja e Komisionit të Ligjeve

15 media dhe organizata ndërkombëtare të lirisë së fjalës i janë drejtuar parlamentit shqiptar duke i kërkuar të refuzojë ligjin e qeverisë për median online.

“Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë ligjet e propozuara. Nëse qeveria nuk pranon ta bëjë këtë, ne gjithashtu i bëjmë thirrje parlamentit të Shqipërisë që të hedhë poshtë këto ligje menjëherë ”, thuhet në deklaratë.

Dy projektligjet e propozuara, të cilat amendojnë ligjet ‘për median audiovize’ dhe ‘komunikimet elektronike’ synojnë fuqizimin e të ashtuquajturit Këshilli i Etikës brenda AMA-s, për të kontrolluar me dorë të hekurt përmbajtjen e medias elektronike. Amendimet i japin të drejtën këtij enti administrativ të vendosë gjoba ndaj mediave, të cilat shkojnë deri në 2 milionë lekë, raporton Birn, një nga organizatat që i janë bashkuar thirrjes.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020062923431396
array(1) { ["section"]=> string(97) "15-organizata-nderkombetare-thirrje-parlamentit-shqiptar-refuzoni-ligjin-per-mediat-online-186837" }